Autoritetet e Moskës kanë hedhur borë artificiale në qendër të qytetit për festimet e Vitit të Ri, pasi ky është dhjetori më i ngrohtë i kryeqytetit rus që nga viti 1886.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer edhe shakatë duke thënë se tani mund të blesh çdo gjë me buxhetin e Moskës, madje edhe dimrin.
Kreu i agjencisë së parashikimit të motit në Rusi, Roman Vilfand, thotë se viti 2019 ishte viti më i ngrohtë i Rusisë.
Dimri i butë rus shihet mësë shumti si dëshmi e ngrohjes globale.
Një zyrtar i lartë i bashkisë së qytetit, Alexei Nemeryuk, tha se dëbora artificiale ishte “një sasi e vogël për të krijuar një kodër dëbore për festimet e Vitit të Ri”.
Në këtë dhjetor temperatura më e ulët në Moskë arriti në 5.6 gradë celsius, duke thyer një rekord të dhjetorit të vitit 1886.
Disa muskovitë të cituar nga Moscow Times shprehen zhgënjimin për përpjekjet e autoriteteve për t’u dhënë atyre një ndjenjë të përshtatshme dimërore ruse.
Në fillim të këtij muaji, klimatologu rus Vladimir Semyonov tha se “dimrat e tillë janë një pasojë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale dhe se ato do të ndodhin më shpesh”.
Duke folur për agjencinë e lajmeve ‘RIA Novosti’, ai thase ” Në 30 vitet e fundit temperaturat mesatare të dimrit në rajonin e Moskës janë rritur me katër gradë”.
g.kosovari