Pas zgjedhjes së kryeprokurorit Olsian Çela, është caktuar edhe zv.prokurori i Përgjithshëm.
Thoma Jano do të jetë numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme.
Është përmbyllur sot procesi përzgjedhës, në të cilin ka folur edhe kryeprokurori Olsian Çela.
Çela u shpreh se: Sfida jonë në 2020 është lufta për hetimin për pastrim parash.
Ndërsa tha se gjatë këtij viti do “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.
Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.
g.kosovari