Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar pas kërkesës së bërë nga Presidentit i vendit Ilir Meta, më 24 korrik të këtij viti.
Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese i është drejtuar me një shkresë 5 institucioneve nga të cilat kërkon që deri me datë 22 janar 2020 të shprehen lidhur me argumentet e tyre për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Kërkesa i është drejtuar Ministrisë së Financave,Ministrisë së Kulturës, Kuvendit, këshillit të Ministrave si edhe Bashkisë së Tiranës.
Gjykata thekson se ka marrë vendimin për shqyrtimin e kësaj çështjeje më datë 24 dhjetor dhe se më datë 22 janar do të bëhet seanca e parë, për shqyrtimin e kërkesës së Metës që do të jetë me dyer të hapura edhe për mediat
g.kosovari