Një tjetër lagje në kryeqytet do ketë furnizim më të mirë me ujë. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar investimin në rrjetin e ujësjellësit tek “Rruga 4 dëshmorët” në kryeqytet.
Lajmin e bën të ditur vet UKT e cila shkruan: “Grupet tona në terren gjatë përfundimit të investimit në rrjetin e ujësjellësit tek “Rruga 4 dëshmorët” në kryeqytet. Falë përkushtimit dhe seriozitetit të punëtorëve tanë, mundemi të japim zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur problemeve apo defekteve që ndodhin në qytet”.
Linja e re do të sjellë më shumë ujë për qytetarët, ndërsa do të eliminojë humbjet në rrjet që vinin për shkak të rrjetit të amortizuar.
Po ashtu UKT punoi për spostimin e lidhjes kryesore në rrugën “Qemal Stafa”, duke shmangur kështu një defekt të vazhdueshëm që ndodhte në këtë nyje.
/a.r