Dy persona janë vënë në prangat e policisë, të kapur duke vjedhur naftë në tre mjete të rënda.
Të arrestuarit janë E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës dhe A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës.
Dy të rinjtë akuzohen se në vendin e quajtur ‘Ura e Drinit të Zi’, në bashkëpunim me njeri-tjetri, janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke vjedhur naftë në tre mjete trajler.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.
/a.r