Një provokim me çmim të kripur vjen nga rusi Igor Moroz, një bloger mjaft popullor në Instagram me 2.9 milionë ndjekës.
Por provokimi i tij nuk iu pëlqeu aspak përdoruesve të YouTube, të cilët panë videon që javanews.al sjell më poshtë.
I riu shkatërroi makinën e tij ‘Mercedes AMG G63’ me vlerë prej 200 mijë euro, duke e hedhur nga 300 metra lartësi, pasi e ngriti në ajër me helikopter.
Bazuar në atë që tregohet në filmimin prej disa minutash, hedhja e mjetit të shtrenjtë u bë pasi makina të cilën Moroz e drejtonte prej dy vitesh nuk ishte aspak e rehatshme.
Mes komenteve të shumta në video janë kritika të llojit, “Budallallëk nga më të mëdhenjtë” apo “dekadencë në nivelet më të larta”.
Ndërsa të tjerë shkruanin se në ditët e sotme, njerëzit do të bënin çdo gjë për të marrë sa më shumë shikime dhe ‘like’.