Ditën e sotme mbi vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë një mot me temperatura nën zero, ndërsa parashikohen edhe reshje lokale dëbore.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshje dëbore pritet që të ketë në verilindje dhe lindje të vendit, Kukës, Dibër dhe zona të tjera.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3/8 °C, në vendet e ulëta: -1/7 °C dhe në vendet malore: -7/ 0°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasdites.
/a.r