Video e dasmës mbetet përjetë dhe të gjithë çiftet duan ta kujtojnë atë ditë në mënyrë të veçantë, duke montuar muzikën më emocionuese mbi imazhet e ditës “Po”.
Po si ta organizojmë këtë video? Mbi të gjitha është e nevojshme t’i drejtoheni një profesionisti, një personi të besuar që është i aftë të relaksojë dasmorët dhe t’i drejtojë ata në mënyrën më të mirë, sipas Living. Pra, mirë është të kontaktoni më shumë se një fotograf/kameraman, të bëni një preventiv dhe të zgjidhni me qetësi personin e duhur. Mbasi të keni zgjedhur kameramanin , ja 7 ide origjinale për një video të paharrueshme:
1. Historia juaj e dashurisë. Është vërtet e këndshme të montoni një video me historinë tuaj. Është e thjeshtë për t’u bërë, sepse mjafton të mblidhni foto të vjetra, që kur ishit të vegjël e deri në ditët e sotme, në mënyrë që të kujtoni fëmijërinë, shkollën, dashurinë dhe deri në ditën e “Po-së”
2. Intervistë dyshe dhëndëri dhe nusja. E keni parasysh emisionin “Le Iene” të Italia 1? Pra imagjinoni një intervistë të këtij lloji, për të kuptuar sa mirë e njihni njëri tjetrin, cilat janë ëndrrat dhe defektet e partnerit tuaj. Duhet të ketë nuanca shakaje.
3. Kontributi i shoqërisë. Dëshmitarët tuaj, apo të afërmit më të rëndësishëm, mund të lënë një mesazh urimi në formë video, por të montuar të gjithë bashkë, njëri pas tjetrit.
4. Një film mbi ju të dy. Çfarë pune bëni apo çfarë do të donit të bëni? Keni një pasion, jeni njohur duke bërë sport? Shkruani skenarin e një filmi të shkurtër, duke marrë shkas nga një fakt i jetës suaj, ose një film që ju pëlqen pa masë dhe xhirojeni vetë. Janë të këndshëm ata me kostume të vjetra.
5. Martesë me temë, video me temë. Në bazë të stilit të dasmës, mund të xhironi dasmën tuaj: është me temë fshati? Fotografi duhet t’i përshtatet ambientit.