Kreu i Grupit Parlamentarë të PS tha të premten në emisionin “Java në RTSH” se reforma zgjedhore votohet në Kuvend.
“Edhe Partia Demokratike si parti e madhe është e rëndësishme që pas aktit vetëvrasës për t’u larguar nga parlamenti dhe mos njohjes nga ana e saj edhe të deputetëve të vet që janë ende në kuvend, të ketë propozimet e veta, por unë dua ta them shumë qartë që kodi zgjedhor votohet në kuvend dhe për tu votuar nevojiten 84 vota, pra duhen vota edhe nga ana opozitës në parlament.
Jemi të vonuar, duhet ta kishim përmbyllur votimin e kodit zgjedhorë brenda dhjetorit. Por për shkak të tërmetit 26 nëntorit, fillimi i shkurtit do të jetë moment kur drafti do të jetë gati për të marrë dhe certifikimin e OSBE-së si një arbitër i pa anshëm. Ne kemi pritur prej javësh e muajsh propozimet e PD. Sapo të vijnë dhe ato do merren në shqyrtim”-, tha Balla.