Edhe këtë ndërrim vitesh, Tirana do ta përcjellë në sheshin “Skënderbej”, mes tingujve të muzikës, argëtimit, dhe shoqërisë së njëri-tjetrit. Bashkia e Tiranës, ashtu siç tashmë e ka kthyer në një traditë pritjen e ndërrimit të viteve në këtë shesh, ka organizuar një koncert madhështor, i cili starton në orën 23:00 të 31 dhjetorit, me emra të njohur të muzikës shqiptare.
Ndërkohë, një spektakël i vërtetë fishekzjarresh do të realizohet për të gjitë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë të kryeqytetit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë në Tiranë festat e fundvitit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me qytetarët disa nga momentet më festive që do t’i shoqërojnë mbrëmjën e 31 dhjetor.
“Siç e kemi bërë traditë tashmë, ndërrimin e viteve e presim te sheshi “Skënderbej”.🎆
Një spektakël i paparë fishekzjarresh për të pritur #Tirana100VjetKryeqytet dhe një koncert madhështor na presin më 31 Dhjetor ora 23:00 me Eneda Tarifën, Mariza Ikonomin dhe Elhaida Danin. 🎶”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj. /e.s/