Ministria e Mbrojtjes, si një traditë të çdo fundviti, përzgjodhi nënoficerët më të mirë të FA për vitin 2019.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, teksa shtoi së ishte një zgjedhje e vështirë, duke marrë parasysh përkushtimin e çdo nënoficeri, sidomos gjatë emergjencave civile.
Por Xhaçka garantoi një proces transparent, qoftë në aspektin e konkurrimit, qoftë në vlerësim.
“Viti 2019 ishte një vit i spikatur për të gjithë ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcave të Armatosura. Për të respektuar traditën, përzgjodhëm nënoficerët më të mirë të vitit.
Angazhimi dhe përkushtimi i çdo nënoficeri, sidomos gjatë emergjencave civile, na e bëri më të vështirë përzgjedhjen, por pas një procesi transparent, konkurrimi dhe vlerësimi, jam e bindur se kemi zgjedhur më të mirët.
Rreshter Egnat Kulli, Forca Tokësore
Nëntetar Ardian Seitaj, Komanda Mbështetëse
Rreshter Julian Shaban, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes
Suksese gjithë vajzave, grave, djemve e burrave në uniformë!”, shkruan Xhaçka. /e.s/