Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka sqaruar të gjithë qytetarët, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një intervistë televizive, ajo ka treguar se inxhinierët kanë shkuar në çdo banesë dhe në çdo kat ku kanë inpektuar cilësinë dhe kanë vendosur nëse mund të rikonstrukturohet apo të kalojë në prishje.
Sipas Vodos, tashmë mjafton me një klikim dhe çdo qytetar kupton se në çfarë cilësie është banesa e tij.
“Ne kemi të bëjmë me një prishje të godinave të shpallura të pabanueshme, tani duke i klasifikaur në bazë të një formulari, i cili është bërë nga banka dhe komuniteti europian. Tani mos të harrojmë një gjë që puna ka qenë shumë intensive me inxhinierët, ata kanë shkuar në kat të dytë, në kat të tretë. Mund të ketë ndodhur që edhe njerëzit nuk kanë qenë. Shumë e lehtë për njerëzit mund të klikojnë një link dhe të shkojnë tek google map dhe të shohin nëse apartamenti është i banueshëm. Megjithatë më lejoni të them që qytetarët duhet të drejtohen në njësitë administrative, e dyta nëse nuk arrijnë të marrin një përgjigje të shkojnë në zyrën e njësisë bashkiake ku jetojnë”, tha Voda. /e.s/