Një nënë i bëri vajzave fotografi nudo për t’ia dërguar një pedofili me të cilin kishte një lidhje dashurie.
Gruaja nga Queensland delaroi se fotografitë janë një pjesë e thjeshtë e një bisede të pafajshme me një abuzues të martuar, i cili ka përdhunuar vajza të tjera të vogla.
Por imazhet tregojnë vajza të vogla, të moshë shtatë, pesë dhe tre vjeçe, pjesërisht të zhveshura dhe me këmbë të hapura, raporton Courier Mail.
Nëna e martuar u arrestua pasi shkoi në polici dhe deklaroi se fotot ishin bërë nga gruaja e pedofilit.
Aty deklaroi se gruaja e pedofilit gjeti pamjet në telefonin e burrit të saj dhe kërkoi që nëna e fëmijëve t’i paguante 100,000 dollarë që të mos i dërgonte fotografitë në familjen e saj.
Nëna pranoi fajin për shpërndarjen e imazheve pornografike të fëmijëve, por nuk do të vuajë asnjë ditë në burg pasi ka fituar lirinë me kusht.
Pedofili është prej 18 vitesh në burg në Zelandën e Re për abuzime seksuale pesë vajza të tjera të reja midis moshës katër dhe 14 vjeç.
g.kosovari