Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të kapur me lëndë narkotike.
Nga ana e forcës së posaçme “Shigjetat” u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, R. Ç., 30 vjeç dhe D. A., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Mbrëmjen e së enjtes, gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi R. Ç., në rrugën “Qemal Butka”,
policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndë një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokaine dhe kanabis.
Dy të rinjtë u arrestuan në kushtet e flagrancës, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
g.kosovari