Socialisti Taulant Balla ka rikthyer në vëmendje dosjen e CEZ, duke kërkuar kalimin e dosjes në SPAK.
Kërkesa e tij u dorëzua gjatë gjyqit në dhomën penale të kryesuar nga gjyqtari Lazer Sallaku.
Balla tha se kjo dosje nuk mund të gjykohet më nga Gjykata e Tiranës.
Në daljen për mediat, kreu i Grupit Socialist të PS, Taulant Balla u shpreh se kërkon që kjo çështje të gjykohet nga një Gjykatë e besueshme si edhe ripërmendi faktin se në këtë dosje janë kallëzuar njerëz të afërt me kryeministri Berisha.
g.kosovari