Një shpërthim eksplozivi u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një pikë për transfertat e parave në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
Shpërthimi ndodhi në afërsi të murit rrethues të objektit në fjalë.
Mësohet se pika e transfertave është në pronësi të Përparim Kalbaj, i cili rezulton person me precedentë penalë dhe më konkretisht i kapur me kokainë.
Dyshohet se shpërthimi është bërë në formë kërcënimi për tropojanin, për prishje të pazareve mes tij dhe personave të tjerë.
Sakaq nga ana e policisë janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë pikë së transfertës për të rënë më tej në gjurmët e autorëve.
47-vjeçari rezulton të jetë arrestuar në 16 shkurt 2018, bashkë me tre persona të tjerë në një loto sport në zonën e ish-Bllokut, me 277 gramë kokainë.
/a.r