Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit, pasi tentoi që të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente false.
Burime policore bëjnë me dije se së në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. S., 25 vjeç nga Kosova.
I riu gjatë kontrollit u zbulua se dokumentet bullgare që kishte ishin të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal”.
/a.r