Në fshatin Bulaç të Peshkopisë është arrestuar një 29 vjeçar, i cili fshihte bimët narkotike në pako sheqeri e më pas i shpërndante ato. Kështu, forcat policore të Dibrës kanë vënë në pranga shtetasin Artur Gjoni pas kontrollit të ushtruar në çantën e tij, ku u gjetën rreth 600 gram drogë, e llojit kanabis sativa.
Në kontrollin e banesës së të arrestuarit u gjendën disa bimë kanabis në lartësinë e një metri të cilat u dogjën.