Mediat greke kanë publikuar identitetin e viktimës që u gjet i varur në një pemë në një fshat të larg të quajtur Kamaloti në Greqi.
Ai besohet të jetë shqiptari Lorenc Metaj, i lindur më 1 qershor 1993.I riu Metaj u zhduk më 28 korrik të këtij viti dhe që prej atëhere nuk pati asnjë gjurmë të tij.
Trupi i varur në pemë ishte thuajse i dekompozuar, për shkak të periudhës së gjatë, ndërsa u gjet rastësisht nga një punonjës policie që kishte dalë për gjueti.
Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë çuar të riun në këtë akt.
/a.r