Tajfunit “Fanfon” që goditi ishujt qëndrorë të arqipelagut të Filipineve, ditën e Krishtlindjeve, ka lënë pas vetëm shkatërrim.
Aktualisht flitet për të paktën 16 viktima e dhjetëra të zhdukur. Zonat më të goditura janë qytezat Borakaj dhe Koron, një destinacion tepër i preferuar i turistëve të huaj. Shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në këto zona pasi puna në portet dhe aeroportet e zonës është përkohësisht e pezulluar.
Tajfuni “Fanfon” goditi Filipinet me një shpejtësi të lartë erërash prej mbi 140 kilometrash në orë. Për pasojë edhe dëmet materiale ishin të mëdha.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa vorbulla e fuqishme e ajrit po i drejtohet vendeve të Azisë Juglindore.
Të njëjtën linjë ndoqi edhe tajfuni shkatërrimtar i 6 viteve më parë Haijan që shkaktoi mbi 6 mijë viktima e dëme materiale prej rreth 3 miliardë Dollarësh. /e.s/