Orët e fundit rrugëve dhe mureve të objekteve në kryeqytet janë shpërndarë afishe të cilat shfaqin deputetë të opozitës teksa konsumojnë alkool në sallën e Kuvendit të Kosovës
Bërja e këtyre afisheve duket të ketë marr shkas nga seanca e kaluar maratonë e Kuvendit të Kosovës ku deputetët e opozitës tentuan që të bllokojnë punën e legjislativit. Gjatë asaj seance gazetarët në një moment kishin kapur pamje teksa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj konsumonte alkool bashkë me bashkëpartiakun e tij, deputetin Pal Lekaj.