Brexit ka shkaktuar dhe do të shkaktojë një dëm të panevojshëm në Britaninë e Madhe dhe BE, deklaroi nënkryetari i Komisionit Europian, Frans Timmermans.
Ish-ministri i Jashtëm holandez thotë se ai ndjehet si një “dashamirës i vjetër” për popullin britanik, pikat e forta dhe të dobëta të të cilit ai i njeh dhe i pranon.
“Ju kurrë nuk do të ndaleni së na thirruri ‘kontinent’. Kjo ju ndihmon të krijoni atë distancë që mendoni se keni nevojë. Por, në të vërtetë kjo ju pengon të kuptoni se të gjithë kemi nevojë për pak distancë”, shtoi ai.
”Nëse dëshironi të ktheheni, gjithmonë do të jeni të mirëpritur “, përfundon Timmermans.
/a.r