Nuk kishte si të mungonte një foto dhe një mesazh i Aurela Gaçes, pas arrestimit të Aleksandër Gjokës dhe lirimit të tij nga qelia, pas rreth 24 orësh.
Këngëtari i mirënjohur u ndalua nga policia pak minuta pas mbylljes së festivalit në RTSH, dhe sipas versionit zyrtar ai u kap i dehur, duke ngarë makinën.
“Nuk ka të dytë, Aleksander Gjoka”, ka shkruar në mesazhin e saj Aurela Gaçe, pas daljes nga qelia e Aleksandër Gjokës. .
“Legjendë e gjallë”, – shkruan ajo, duke i thurur elozhe një prej emrave më të spikatur të muzikës sonë, në tre dekadat e fundit.