Deputeti, Myslim Murrizi, paralajmëroi në studion e “Arena” në RTV Ora krijimin e një lëvizje të re politike.
Roland Qafoku: Si do të kandidosh ti?
Myslim Murrizi: Si të më vijë terezia, me lista të hapura. Do krijojmë lëvizje tjetër.Kush të ketë qejf të vijë.
Në të njëjtën studio pak ditë më parë diçka të tillë deklaroi edhe deputeti Ralf Gjoni.
Ralf Gjoni: Shumë shpejt, besoj gjatë vitit të ardhshëm këtu do të ngrihet nevoja për ngritjen e një lëvizje të re politike, e cila duhet të marrin stafetën dhe të mbledhë të gjithë ata njerëz të mirë, të guximshëm, që e duan vendin e tyre. Disa prej nesh, në atë parlament jemi duke menduar se çfarë roli do të duhet që ne të luajmë gjatë vitit të ardhshëm, në funksion të një levizje të re politike që të mobilizojë të gjitha forcat për të arritur ndryshimin e nevojshëm. Ne brenda parlamentit nuk e bëjmë dot të vetëm pa ndihmë nga jashtë.
g.kosovari