Festat e fundvitit janë perjudha më interesante e vitit. Atmosfera festive e shoqëruar nga drita, fishekzjarre, ushqimi specifik por edhe udhëtimet janë ato të cilat i japin ngjyra kësaj perjudhe.
Mirëpo, për disa persona i ftohti i dimrit mund të jetë tejet acarues duke i privuar ata të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme për të ndjerë pikërisht magjinë e këtyre festave.
Por, ashtu sikurse gjithçkaje tjetër, organizuesit e këtyre festave ia kanë gjetur zgjidhjen edhe këtij “problemi të vockël” dhe ajo është Tregu i Krishtlindjeve.
Tregjet e Krishtlindjeve janë një argëtim dhe ndryshim nga ditët e lodhura të dimrit, duke tërhequr të rinj dhe të vjetër po ashtu, nga familjet deri tek kolegët e punës, për të cilët këto tregje janë vendet më popullore për të kaluar kohën para Krishtëlindjeve.
Këto tregje janë një win-win offer, pasi përveçse iu ofrojnë mundësira mjeshtrave të shesin mallrat e tyre, po ashtu iu jep mundësinë vizitorëve të gjejnë dhurata unike.
Përveç blerjeve, shumë tregje ofrojnë muzikë dhe argëtim, duke treguar traditat lokale, të cilat janë bashkuar me historinë e Krishtlindjes.
Më poshtë disa nga tregjet më të bukur të Krishtlindjeve në botë:
1. Nju Jork, SHBA
2. Budapest, Hungari
3. Frankfurt, Gjermani
4. Gendarmenmarkt, Berlin
5. Tregu i Madh i Krishtlindjeve, Montreal, Kanada
6. Pragë, Republika Çeke
7. Rothenburg ob der Tauber, Gjermani
8. Strasburg, Francë
9. Kopshtet Tivoli, Kopenhagen, Danimarkë
10. Tregu i Krishtlindjeve i Vjenës, Austri