Origjina e Krishtlindjeve që nga momenti kur filloi të festohej lindja e foshnjës Jezus dhe deri në ditën e sotme, ka shumë të panjohura. Krishtlindja u festua për herë të parë më 25 dhjetor të 354. P.I.K, ndërsa këtë gjë e vendosi Papa Julius. Ai zgjodhi këtë ditë, sepse bëhej fjalë për ditën e festimeve romake të ditës së diellit, e cila i bie katër ditë pas solsticit të dimrit. Më poshtë keni 50 fakte interesante që nuk i keni ditur më parë lidhur me këtë festë. Shkencëtarët norvegjezë kanë hipotetizuar se hunda e kuqe e Rudolfit (hunda e drerit të babagjyshit), është rezultat i një infeksioni parazitar i sistemit të tij të frymëmarrjes. Çdo vit vetëm 3 miliardë kartolina krishtlindjesh dërgohen vetëm në SHBA.
Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve. Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.
“Dashuria e vërtetë”, e përmendur në këngën “12 ditë Krishtlindje” , nuk i referohet një çifti romantik, por i referohet kodit të Zotit në Kishën Katolike. Shumica e “Santave” kanë emra mashkullore të tillë si Blitzen, Comet, Cupid. Në vitin 350 pas Krishtit, Papa Julius 1, peshkop i Romës, e shpalli 25 dhjetorin si ditën zyrtare të festimit të Krishtlindjeve.
Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë. Sipas rekordeve Gines, pema më e lartë e Krishtlindjeve është parë në Uashington në vitin 1950, 67 metra.
Sipas të dhënave të analizuara nga “Facebook”, 2 javë përpara Krishtlindjeve është koha më popullore e ndarjes së çifteve. Ndryshe nga besimi popullor, përqindja e vetëvrasjeve gjatë Krishtlindjeve është e ulët. Përqindja më e madhe është gjatë pranverës. Çorapja më e madhe e bërë ndonjëherë për Krishtlindje kanë qenë 32.56 metra të gjata dhe 14.97 metra të gjerë. Kishte mbi një mijë dhurata brenda.
U bë nga fëmijët e Londrës në 2007. Pemët e Krishtlindjeve janë shitur në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1850. Pemët e Krishtlindjeve rriten për 15 vjet përpara se ato të shiten. Shumica e vendeve evropiane besojnë se shpirtrat, e mirë e të këqij janë aktivë gjatë 12 ditëve të Krishtlindjeve.
Bolivianët festojnë “Ditën e gjelit” natën e Krishtlindjeve. Disa njerëz sjellin me vete gjelin gjatë daljes së njerëzve, një gjest që simbolizon besimin se një gjeli është kafsha e parë që sinjalizoi lindjen e Jezusit. Britanikët preferojnë të veshin një kurora letre gjatë darkës së Krishtlindjeve.
Në gjuhën angleze ato quhen “Christman Cracker”.Në Poloni, merimangat apo rrjetat e tyre janë diçka e zakonshme në dekorimet e pemës së Krishtlindjeve pasi sipas legjendës, një merimangë përdori rrjetën për të mbuluar si batanije Jezusin e Vogël. Alabama ishte vendi i parë amerikan që njohu zyrtarisht Krishtlindjet në vitin 1836.
Krishtlindjet nuk konsideroheshin ditë pushimi në SHBA deri më 26 korrik 1870. Oklahoma ishte vendi i fundit në SHBA që e shpalli ditën e Krishtlindjeve, zyrtarisht ditë pushimi, në vitin 1907. Veshtulli sipas anglosaksonëve vjen nga fjala misletan që ka të bëjë me glasën e zogut, sepse sipas tyre kjo bimë përhapet nga glasat e zogut. Njerëzit e lashtë e konsideronin bimën e veshtullit të shenjtë sepse qëndronte jeshile edhe nxirrte fruta edhe gjatë dimrit, në një kohë kur bimët e tjera thahen.
“Evergreens” është gjithashtu një pemë që qëndron jeshile gjatë gjithë viti dhe është simbol i jetës së përhershme dhe rilindjes.Për arsye se i shihnin Krishtlindjet si një ditë dekadente e pushimeve katolike, puritanët në Amerikë i ndaluan të gjitha festimet e Krishtlindjeve nga viti 1659-1681.
Për shkak të lidhjeve pagane, zbukurimet ngjyrë jeshile që vendoseshin nëpër shtëpia ishin të ndaluar në Këshillin Kristian të Bragës në shekullin 6. “Poinsettia” është një bimë kombëtare në Meksikë, dhe kultivohet nga aztekët që e quajnë bimë të vyshkur. Ngjyra e kuqe e lules sipas tyre simbolizon pastërtinë. Krishtlindjet i kanë rrënjët në festivalet pagane si Saturnalia (17-23 dhjetor), Kalend (1-5 janar).
Kisha kristiane i mohonte fort festime të tilla, duke e caktuar ditë feste 25 dhjetorin, dhe pse nuk ka prova të vërteta se në këtë datë u lind Krishti. Santa Klausi është i bazuar në personazhin real të Shën Nikolait që ka jetuar në shekullin e 4-t. Ka lindur në Patara, në Turqinë e ditëve të sotme. Ilustrimet e para të Shën Nikolait e tregojnë atë si një person të ashpër, komandues që mbante në dorë një shkop thupër. Ai ishte simbol i disiplinës dhe ndëshkimit. Puritani Oliver Cromwell i ndaloi festimet dhe zbukurimet e Krishtlindjeve në Angli nga viti 1640-1660.
Ekziston një legjendë që tre femra shumë të varfra, menduan t’i futen jetës së prostitucionit. Megjithatë, ata u shpëtuan nga peshkopi i pasur Shën Nikolai që i mbushi çantat e tyre me monedha ari. Shpenzimet për Krishtlindje përbëjnë 1/6 e të gjithë shpenzime në Shtetet e Bashkuara.
Sipas “UNICEF” në botë ka 2.106 mln fëmijë nën moshën 18 vjeç në botë. Sipas kësaj i bie që një shtëpi të ketë mesatarisht 2.5 fëmijë. Santa Klausit i duhet të udhëton 221 mln milje shtëpi më shtëpi me një thes plot 842 mln dhurata. Ilustruesi britanik John Callcott Horsley shpiku kartën e parë të Krishtlindjeve në vitin 1843.
Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar atë që quhej Pema e Parajsës. Në vitin 1962, pulla e parë postare e Krishtlindjeve doli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Në Gjermani, Heiligabend ose darka e Krishtlindjeve, thuhet se është kohë magjike kur qetësia në zemër arrin të dëgjojë kafshët të flasin.
Zoti i Vikingëve Odin është një nga paraardhësit e Santa Klausit modern. Sipas miti, Odin ecte me kuajt e tij fluturues. Gjatë dimrit, Odin shpërndante dhurate, por edhe ndëshkime për fëmijët që nuk silleshin mirë. I pari person që dekoroi pemën e Krishtlindjeve ishte ish-Protestanti Martin Luther. Sipas legjendës ai ishte shumë i apasionuar pas bukurisë së poçeve zbukuruese. Në SHBA ndodhen 21 mijë ferma pemësh Krishtlindjesh. Në vitin 2008 u mbollën 45 mln pemë.
Kënga “White Christmas” e Irving Berlin është kënga më e mirë e Krishtlindjeve e të gjitha kohërave, me 100 mln shitje në të gjithë botën.
43. Presidenti Teodor Rusvelt, një ambientalist fanatik, i ndaloi pemët e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1901.
Kopja e parë e referimit të një peme Krishtlindjesh ishte në vitin 1531 në Gjermani. Rreth 30-35 mln pemë të vërteta Krishtlindjesh shiten çdo vit në SHBA. Kënga e famshme “Jingle Bells” u shkrua në fakt për Ditën e Falënderimeve.
U kompozua në vitin 1857 nga James Pierpont. Pemët origjinale të Krishtlindjesh u zëvendësuan nga pemët artificiale në vitin 1991.
Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq. Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.
Në vitin 1647, parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell./tch