Koha e keqe dhe deti i trazuar ka shkaktuar një sërë problemesh në qytetin e Vlorës ku dëmi më i madh ka qenë në trafikun detar. Sipas BW, disa anije peshkimi, të cilat edhe pse kanë qenë në strehim,janë marrë përpara nga dallgët, e për pasojë janë dëmtuar pjesërisht ose totalisht.
Sipas kreut të strehimit të bazës së mjeteve lundurese, Sherif Durmishaj, situata është përkeqësuar kryesisht gjatë natës dhe deti ka shkuar deri në 8 ballë. Sipas tij, nuk pritej një det kaq i lartë. Kushtet meteorologjike në vendin tonë priten të përmirësohen gjatë ditëve në vazhdim.