Anila Hyka Smorgrav e krahasoi diasporën shqiptare si një pasuri të madhe “minerare”. Në “Real Story” në “News 24”, Anila Hyka Smorgrav u shpreh se “ari” i Shqipërisë janë gjeneratat e diasporës, që duhet të shfrytëzohen për të mirën e vendit. Ajo u shpreh se është e nevojshme që vendi diaspora të çlirohet nga procedurat buroktratike, me qëllim që përfitimet për Shqipërinë të jenë të mëdha.
“Unë e shikoj në këtë formë; çdo vend, Norvegjia gjeti naftën dhe pati bum. Atë që shoh të përbashkët mes Norvegjisë dhe Shqipërisë është se ne e duam vendin tonë. “Ari jonë i zi” janë gjeneratat që kanë ikur. Ne duhet të ndërtojmë platformat tona për komunikimin me diasporën. Ne kemi profesionistë shumë të mirë, që kanë energji”.
“Ndonjëherë ne nuk dimë ti shfrytëzojmë ato energji. Nuk është vetëm këshilli koordinues. Do hapen dhe mundësi të tjera për të pasur dhe rrjetin e bizneseve. Të gjitha këto rrjetet janë pikërisht për të krijuar hapësira, për të çarë atë botën eksod. Kur hapet komunikimi, shkencëtarët, profesorët komunikojnë me njëri-tjetrin, nuk kanë nevojë të presin qeverinë”.
“Do fillojë presioni nga të dyja palët dhe detyrimisht politika do e çlirojë atë ngurtësinë burokratike. Strategjia kombëtare do të dali nga këto forcat. Politika do detyrohet ta pranojë, përndryshe vagoni i fundit për në Europë do na lërë. Unë ja kam vënë qëllimin vetes të jap maksimumin”, tha Anila Hyka Smorgrav.