Mbretëresha Elisabeth ka uruar edhe këtë vit Krishtlindjet. Duke iu drejtuar qytetarëve të saj, ajo ka folur për vështirësitë që ka pasur ky vit. Ndër të tjera Mbretëresha tha se me ‘hapa të vegjël’ mund të kapërcejnë vështirësitë pas vitit të trazuar për familjen Mbretërore dhe kombin.
Princi Philip u përball me një hetim policie për një aksident automobilistik, Princi Harry pranoi tensionet në marrëdhëniet e tij me vëllanë e tij të madh William, dhe gruaja e Harry Meghan pranoi se ajo po luftonte me jetën e saj të re.
“Rruga, natyrisht, nuk është gjithmonë e qetë, dhe ndonjëherë mund të jetë ndjerë herë pas here këtë vit, por hapa të vegjël mund të bëjnë një botë ndryshimesh”- ka thënë mbretëresha Elisabeth.
Komentet besohet se janë referenca e saj e parë publike për trazirat me të cilat përballet familja e saj këtë vit. Ashtu si u vu re mbi tryezën e saj, mungonin fotot e Princ Harry, bashkëshortes së tij, Meghan dhe natyrisht të Princ Andrew”.
Mëngjesin e sotëm bashkëshorti i Elisabeth, duka 98-vjeçar i Edinburghut doli nga spitali pas katër ditësh trajtimi për probleme disa probleme me shëndetin.
Ajo që u vu re në tavolinën e mbretëreshës Elisabeth ishte mungesa e fotos së Meghan dhe Harry. Kujtojmë që këtë vit Meghan dhe Harry do të kalojnë festën e Krishtlindjeve larg familjes mbretërore. /e.s/