Në disa indikatorë, Shqipëria performon mjaftueshëm mire në nivel global. Një prej këtyre rasteve është edhe indeksi global i përfshirjes, që mat nivelin e përfshirjes së grupeve të caktuara në shoqëri, por, duke mos marrë parasysh vetëm faktorin ekonomik.
Pra, ky indeks mat nivelin e diskriminimit të grupeve të ndryshme etnike, fetare, gjinore, etj, në nivel të përgjithshëm, e sidomos në aspektin legjislativ. Indeksi i përgjithshëm përllogaritet mbi bazën e 6 nën-indikatorëve: Dhuna, përfaqësimi politik, pabarazia në të ardhura, ligjet antidiskriminim, normat e burgosjes, si dhe ligjit për emigrimin bashkë me politikat për azil. Ndër 132 shtete të ndryshme të botës, Shqipëria renditet e 17-ta.
Pra, në krye të listës globale të shteteve që diskriminojnë më pak. Në nivel rajonal, vendi ynë është i pari padiskutim, por edhe në nivel global apo europian, Shqipëria qëndron më mirë se vende si: Franca, Italia apo edhe Zvicra apo Greqia.
Por, pavarësisht renditjes së mirë të vendit tonë, raporti i këtij viti regjistron një përkeqësim në klasifikim me një vit më parë, me dy pozicione.