Për disa burra, kjo aftësi është si një dhunti, janë të pakrahasueshëm në këtë fushë dhe kur dashurohen vërtet me dikë, janë në gjendje t’i ofrojnë njeriut të zemër një eksperiencë unike.
Këta burra shpesh ndahen në katër shenja zodiakale, ku njëri prej tyre mund të konsiderohet si dashnori më i mirë. Do të zbulosh nëse bën pjesë apo i dashuri yt është në majë të kësaj liste?
DASHI
Burrat Dash janë pasionalë dhe me temperament, duan thjesht t’i ofrojnë gruas që duan gjërat më të mira në jetë. Sforcohen të mësojnë shijet e tyre dhe janë shumë të hapur mbi gjithçka që ndodh brenda tyre. Nuk ka nevojë të shtiresh apo të largohesh nga çdo bashkëbisedim me të, sepse do jetë i gatshëm të zgjidhë gjithçka për të të parë të lumtur.
UJORI
Ujorët janë dashnorë të mirë, të dedikuar dhe të ndershëm, por edhe shumë kërkues kur zgjedhin dikë si partnere. Duan të sigurohen që personi tjetër t’i përgjigjet ndjenave të tij dhe të bëjë pjesën që i takon për të jetuar një marrëdhënie të mirë. Nëse je besnike dhe impenjohesh me një Ujor, mund të jetosh një nga aventurat më të veçanta dhe pozitive të jetës tënde.
PESHQIT
Peshqit janë shumë të përgjegjshëm në marrëdhëniet romantike. Për ta familja është bekimi më i çmuar në botë, ndaj bëjnë gjithçka për t’u siguruar që të gjithë janë mirë. Këta njerëz janë idealë për të ndërtuar lidhje të gjata sepse janë gjithnjë bujar dhe të dedikuar. Burrat e kësaj shenje mund të mos jenë shumë të dhënë pas shprehjes së ndjenjave, por nëse lemë mënjanë këtë aspekt, janë partnerë vërtet të veçantë.
AKREPI
Në fund vijmë tek shenja që është partneri më i mirë në botë. Akrepët janë të paaritshëm! Vështrim i thellë, magnetizëm në ze dhe sjellje…është shumë e vështirë t’u rezistosh dashnorëve të kësaj shenje, por është e nevojshme gjithashtu të keni kujdes, sepse zakonisht nuk kanë vetëm një person në jetë. Por nëse dashurohen vërtet dhe gjejnë dikë që shijon në zemër, tregojnë një ndershmëri unike. Ky kombinim i faktorëve i bën të parezistueshëm për të gjitha gratë. (Lexo.al)