Të reja të tjera vijnë pas lajmit se kompania ‘Louis Viutton’ kërkon të blejë klubin e Milan, i cili dje pësoi një humbje turpëruese dhe prej vitesh po kalon një fazë të vështirë. Një avokat italian zbulon për “Telelombardia” se disponon kopjen e kërkesës së presidentit të “Luis Vuiton” Bernard Arnu për të blerë aksionet e klubit kuqezi nga kompania “Eliot”.
Njëkohësisht, avokati shton se kjo kërkesë është bërë që në muajin nëntor.
Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që emri i kompanisë së famshme të veshjeve i del emri te klubi i Milan. Më herët është thënë se me ardhjen e saj yje si Messi, Kylian Mbappe dhe Kloop do të vijnë te Milan. /e.s/