Pas pesë vitesh pezullim dhe pritje për studentët që donin të vijonin ciklin e tretë të studimeve, Ministria e Arsimit ka rihapur këtë proces. Drita jeshile për këtë proces me rëndësi për botën akademike shqiptare bazohet në VKM-ne numër 808, e datës 11 dhjetor 2019.
Por ajo që vihet re është një vështirësim të disa prej kritereve bazë për të fituar titullin shkencor siç janë parimet seleksionuese, por edhe mekanizmat e kontrollit.
Në këtë VKM përcaktohet qarte se udheheqesit shkencor do të ketë një numër më të kufizura doktorantesh nga pesë ose shtatë kandidatë që ishte në tre doktorantë, pavarësisht nëse udhëheqësi shkencor është i angazhuar me kohë të pjesshme në universitet.
Kështu një profesor do të udhëheqë jo më shumë se tre doktorantë, ndërsa ata që mbajnë titullin Profesor i Asociuar do të udhëheqin jo më shumë se dy doktorantë.
Po ashtu një tjetër kriter i ndryshuar është zgjerimi i gamës së titujve të revistave shkencore ku doktorantët do të duhet të publikojne botimet e tyre. Është bërë zëvëndësimi i publikimeve nga “Tomson Reuters” ku doktorantët ishin të detyruar më parë të botonin në revistat ndërkombëtare me faktor impakti vetëm në këtë kategori, kurse tashmë kandidatët për të përfituar gradën shkencore do munden të publikojnë edhe në “Journal Citations Reports” ose dhe ne Scopus.
Kandidati duhet të botojë së paku, shtatë artikuj shkencorë, të botuar në revista shkencore, brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara.
Ky vendim i ri i Këshillit të Ministrave i hap rrugë edhe procesit të dhënies së titujve dhe gradave për të gjitha universitetet qoftë publike apo private, të cilat plotësojnë kriteret e të qënit universitet dhe që kanë të përfshirë detyrimisht edhe programin e ciklit të tretë doktoral.
Studimet e Doktoraturës, janë niveli më i lartë i formimit akademik të kërkuesit shkencor, por sipas Ministrisë së Arsimit, nga kontrollet e kryera gjatë viteve të kaluara asnjë institucion arsimor nuk garantonte cilësinë akademike duke tejkaluar disa herë numrin e doktorantëve për profesor duke sjellë një rënie të fortë të cilësisë së formimit të tyre dhe nxjerrë në pah doktor shkencash me formim të cunguar akademik.
Masa drastike e bllokimit të Doktoraturave prej pesë vitesh sipas Ministrisë së Arsimit është bërë me qëllim rritjen e cilësisë në universitetet publike dhe private. /e.s/