Pas më shumë se një muaji e gjysmë të krijimit të Asosacionit të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më saktësisht më datë 12 shtator 2015, ish – kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar dje mbas ditë në FB duke përshëndetur këtë shpallje të “Autonomisë” së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ai lërë se ka reaguar me shumë vonës, por në statusin e tij ka dhe shumë informacione të gabuara, sic është : “shpallen mbreme ne nje mbledhje te te gjithe te zgjedhurve te tyre, Autonomine e Lugines”.
Si duket z.Berisha, ka marrë informacione të gabuara nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ose i ka kqekuptuar ata gjatë takimit që kishte në Gjenevë. Së dyti ai nuk e di se si është krijuar Asosacioni dhe a është përkrahur nga të gjithë të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kjo shpallje sipas Berishës do të i bëjë të mundur shqiptarëve të Luginës që të gëzojnë liritë dhe të drejtat njerëzorë e minoraitare, kur kjo “Autonomi” që shqiptarët e Luginës e quajnë Asosacion i komunave me shumicë shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nuk është pranuar nga as kush deri më tani, as nga Kosova, as nga Shqipëria e lëre më nga Serbia.
Shtroj një pikpyetje të madhe, pse tani ky reagim i Berishës me kaq vones dhe si një ish-kryeministër i Shqipërisë me kaq informacione të dobëta e që kur ishte në pushtet nuk shprehu asnjë herë gadishmërin për interesimin e një vizite apo ndihmese për shqiptarët e Luginës së Preshevcës.
Dhe së treti unë nuk e di se është arrestuar ndonjë këshilltar shqiptarë që ka marrë pjesë në mbledhjen e krijimit të Asosacionit të komunave me shumic shqiptare në Serbi, ashtu sic cek, z.Berisha në statsin e tij në fb.
Dhe për fund e vemtja që që di Berisha sigurt për shqiptarët e asaj pjesë është që janë qytetaret apo minoriteti me i shtypur ne Europe, gjë që kjo është treguar edhe me shumë kundërshtime të ndryshme sic ka pasur protesta të shumta të organizuar nga shoqëria civile sic është rasti me diplomat që është protestuar në Preshevë me pjesëmarrjen e më shumë se 5 mijë protestuesëve shqiptar të asaj pjese për Diplomat e që është zhvilluar në kohën kur z.Brisha ishte kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe nuk pamë atëhere asnjë reagim zyrtar të tij./Tema/
*Gazetar nga Bujanovci