Rama bashkë me ministrat drekën e sotme e ka konsumuar në një kompleks në Durrës ku janë strehuar dhjetra familje të prekura nga tërmeti i 26-nentorit. Ndërkohë kamera ka kapur edhe një moment epik ku ministri i Turizmit, Blendi Klosi takohet me Ardi Daullxhiun i cili u bë i njohur nga një emision televiziv si ‘i mjeri më i famshëm në Shqipëri’
Ndër banorët që i është prishur shtëpia është vetë Ardi. Teksa ministri, Blendi Klosi i thotë se “hotelet do bëhen gati për sezonin turistik kështu që avash avash duhet të lëvizin prej andej të gjeni një sistemim tjetër”. Ardi i kthehet me një përgjigje që nuk pritej.
Klosi e orienton Daullxhiun se duhet të shkojë në bashki dhe të kërkojë kredi ose qira.
Daullxhiu: Ashtu jam në rregull unë
Blendi Klosi: Po duhet të drjetoheni tek Bashkia dhe të përfitoni nga bonusi i qiras.
Daullxhiu: “Po s’na e var kush more vlla. Ku të shkojmë, s’na e var njeri ne.
g.kosovari