Një moment kulmor në karrierën e këngëtares Arilena Ara, ishte fitorja e festivalit të fundvitit në RTSH, ku me këngën “Shaj” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Duke folur pas fitores në panelin e Post Festival, Arilena zbuloi edhe një nga mesazhet e parë të urimit që ka marrë dhe për të cilin tha se nuk do e harrojë dot.
“Jonida Maliqi më ka dërguar një mesazh që nuk do ta harroj, ka qenë ndër të parat, por kam marrë edhe shumë mesazhe të tjera nga kolegë që më kanë mbështetur pafund”, tha ajo.
Ky qëndrim erdhi, pasi u përfol gjatë se e renditura e dyta në natën finale Elvana Gjata, nuk e uroi, madje u largua direkt pas shpalljes së fituesit.
g.kosovari