Përgjatë gjithë natës edhe qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, megjithatë nuk ka krijuar probleme në përmbytje.
Ndërkohë deti vijon të jetë i trazuar dhe është ndaluar dalja e mjeteve lundruese nga porti i Shëngjinit.
Si pasojë e detit të trazuar është pezulluar dalja për lundrim e mjeteve të vogla edhe në Durrës, por linjat e tragetit kanë vijuar punën normalisht. Madje për të përballuar fluksin disa linja tragetesh kanë bërë udhëtime shtesë.
Në portin e Durrësit ditën e sotme është ankoruar një traget nga Italia ndërkohë që pritet që gjatë ditës të vijnë edhe tre të tjerë.
/a.r