Vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura të shiut, të cilat pritet të zgjasin deri në mbrëmjen e së hënës.
Në qytetin e Vlorës mësohet se intensiteti i reshjeve të shiut ka qenë 30 milimetra. Fatmirësisht, deri tani nuk ka probleme në qytet dhe rrugët janë të hapura.Ndërkohë, lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar për anijet e vogla, ndërsa trageti i linjës Brindisi-Vlorë është duke mbërritur në port.
Deti është me fuqi 8 ballë dhe shpejtësia e erës që fryn nga jugu 18-20 m/s, bëjnë të ditur nga porti i Vlorës.