Kozeta Kurti ka folur lidhur me Festivalin e 58-të të RTSH dhe për fituesen e përfolur, këngëtaren Elvana Gjata.
E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Kurti tha se mendon se Elvana do të jetë personi që do tëe regjistrojë performancën më të mirë skenike ndonjëherë për Shqipërinë.
“Kemi nja 5-6 vjet që dëgjojmë ‘të iki Elvana se është e investuar’. Tani që është pretendetja kryesore thonë pse ka dalë? Dmth ky popull është… Unë them që Elvana është personi më i investuar në këto momente që op flasim në fushën e këngës. Për shije personale është çështje tjetër. Unë do i them pasi festivali të mbarojë. Unë mendoj që nëse Elvana shkon në Eurovizion, Shqipëria ashtu siç ka pasur performancën më të mirë vokale me Gent Bushpepën, jam e bindur që do të ketë performancën më të mirë skenike me Elvana Gjatën”, tha Kurti.
Gjatë bisedës gazetarja i ka kërkuar një krahasim mes djemve në vitet 90’ dhe atyre sot.
Nisur nga kjo Kozeta ka rrëfyer një histori nga rinia e saj.
“Kisha qejf një djalë që lexonte, shkruante bukur. Ishte më i madh se unë dhe përpiqesha të kapja atë që mos ndihesha inferiore, pra nuk doja të isha çerri që e çojnë të blej byrek. Ndërsa sot gara nuk bëhet kështu, bëhet ca çelsash kemi, ca telefoni kemi, ca ore kemi. Ky është koncepti për elitat sot. Në momentin që ndryshon koncepti për elitat ndryshon dhe për shoqërinë, pra sot nuk gjëmon më atë njeriun që fliste bukur që të dedikohej, por gjëmon kush ka më shumë fishekzjarre tek shishet e shampanjës, nëpër klubet e natës. Ky është ndryshimi”, tha Kurti.
Duke treguar se në këtë mënyrë kanë ndryshuar brezat.
g.kosovari