Inter e ka mposhtur 4-0 Genoan për ta mbyllur vitin 2019 siç është më së miri
“Giuseppe Meazza” është shndërruar në një stadium të vështirë për këdo që zbret në fushë.
Skuadra e Antonio Contes po rritet dita ditës dhe këtë e dëshmoi edhe sonte.
Në ndeshjen e fundit për vitin 2019, Interi e shkatërroi Genoan, duke e mposhtur 4-0.
Në këtë takim shkëlqeu Romelu Lukaku me dy gola të bukur, në minutën e 31-të dhe atë të 71-të.
Golat tjerë i shënuan Roberto Gagliardini 32’ dhe Sebastiano Esposito 64’.
Pas kësaj fitore, Interi ka shkuar në krye të Serie A me pikë të barabarta me Juventusin.
g.kosovari