Një grabitje ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B.
Në momentin e grabitjes mësohet se në banesë ndodheshin dy të moshuara, ndërsa grabitësit kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.
Sipas policisë autorët nuk kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarve, por vetëm kanë marrë sasinë e parave.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/a.r