BE ndërpreu aplikimin e disa prej sanksioneve kundër Bjellorusisë, duke konfirmuar një përmirësim të marrëdhënieve me këtë vend pas lirimit të të burgosurve politikë nga presidenti Aleksandre Lukashenko.
Ndërprerja e sanksioneve, për një periudhë katër mujore, përfshin 170 persona, të ardhurat e të cilëve ishin ngrirë në BE dhe ishin privuar nga vizat, si dhe tre entitete, të ardhurat e të cilëve gjithashtu ishin bllokuar.
“Vendimi u mor në përgjigje të lirimit të të gjithë të burgosurve politikë bjellorusë më 22 gusht dhe në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve mes BE dhe Bjellorusisë”, theksoi Këshilli i BE në një komunikatë.
Sipas burimeve diplomatike, Aleksandre Lukashenko bën pjesë në 170 personat e përfshirë në vendimin e ri. Emrat e këtyre personave do të publikohen zyrtarisht në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian.
BE-ja ka kërkuar që prej shumë kohësh që Lukashenko, i cilësuar si ”diktatori i fundit” në Evropë nga Uashingtoni, të lironte të burgosurit politikë.
Në pushtet që prej vitit 1994, ai u rizgjodh për herë të pestë më 13 tetor me 83,49 për qind të votave.
ATSH