Kuvendi i Shqipërisë, përmes debateve dhe kontestimeve të shumta, miratoi dje paketën e ashtuquajtur antishpifje, me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim. Nga procesverbali i votimit, rezulton se kanë votuar kundër nismës kryesore për ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive deputetët Arlind Cacani, Arben Elezi, Kujtim Gjuzi, Halil Jakimi, Ligoraq Karamelo, Korab Lita, Kostaq Papa, Klajdi Qama, Artur Roshi, Krenar Rryçi, Zef Shtjefni, Suzana Topi dhe Alban Zeneli. Ndërkaq, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti socialist Ditmir Bushati rezulton se ka abstenuar. Bushati mësohet se ka shprehur rezerva për dy nismat edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist para seancës plenare. Bushati ka kërkuar që të mos nxitohej me miratimin e nismave si dhe ka kujtuar qëndrimet kritike të Brukselit. Gjithashtu kanë abstenuar deputetët Edlira Hyseni, Emond Rrushi, Ylli Shehu dhe Besnik Troplini. Nga procesverbali i votimit rezulton se kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në votimin e dy projektligjeve ‘antishpifje’. Krahas Ramës, nuk kanë marrë pjesë në votim as deputetët Myslim Murrizi, Halit Valteri, Nikolin Staka dhe Vasil Sterjovki. Në seancë rezultojnë se kanë munguar 17 deputetë, ndër të cilët Adriatik Alimadhi, Bashkim Fino, Gjetan Gjetani, Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, Lefter Koka, Lefter Maliqi, Andi Përmeti etj. 82 ligjvënësit e tjerë kanë votuar pro dy projektligjeve, duke mundësuar miratimin e tyre.
Deputetët që votuan kundër paketës antishpifje
1. Arlind Cacani
2. Arben Elezi
3. Kujtim Gjuzi
4. Halil Jakimi
5. Ligoraq Karamelo
6. Korab Lita
7. Kostaq Papa
8. Klajdi Qama
9. Artur Roshi
10. Krenar Rryçi
11. Zef Shtjefni
12. Suzana Topi
13. Alban Zeneli
Deputetët që abstenuan
1. Ditmir Bushati
2. Edlira Hyseni
3. Emond Rrushi
4. Ylli Shehu
5. Besnik Troplini
Deputetët që i kishin kartat e votimit prezent, por nuk morën pjesë në votim
1. Edi Rama
2. Myslim Murrizi
3. Halit Valteri
4. Nikolin Staka
5. Vasil Sterjovki
Deputetët që munguan në seancë
1. Adriatik Alimadhi
2. Amra Barova
3. Fatjona Dhimitri
4. Bashkim Fino
5. Gjetan Gjetani
6. Ralf Gjoni
7. Rudina Hajdari
8. Elda Hoti
9. Enada Kapllani
10. Lefter Koka
11. Lefter Maliqi
12. Andi Përmeti
13. Erion Piciri
14. Enver Roshi
15. Koci Tahiri
16. Fatmir Velaj
17. Elena Xhina
Deputetët që votuan pro
1. Sadri Abazi
2. Arben Ahmetaj
3. Anastas Angjeli
4. Taulant Balla
5. Besnik Baraj
6. Vilma Bello
7. Ilir Beqaj
8. Ismet Beqiraj
9. Dritan Bici
10. Robert Bitri
11. Edlira Bode
12. Eugen Bojaxhiu
13. Erion Brace
14. Ediola Braha
15. Spartak Braho
16. Xhevit Bushaj
17. Ervin Bushati
18. Klotilda Bushka
19. Bujar Cela
20. Bledar Cuci
21. Jurgis Cyrbja
22. Antoneta Dhima
23. Tom Doshi
24. Artemis Dralo
25. Luan Duzha
26. Milva Ekonomi
27. Ermonela Felaj
28. Englantina Gjermeni
29. Damian Gjiknuri
30. Ramazan Gjuzi
31. Blerina Gjylameti
32. Majlinda Halilaj
33. Luan Harusha
34. Elona Hoxha
35. Alket Hyseni
36. Vasilika Hysi
37. Eljo Hysko
38. Ardiana Jaku
39. Selami Janishehri
40. Arben Kamami
41. Blendi Klosi
42. Mimi Kodheli
43. Ardit Konomi
44. Mirela Kumbaro
45. Evis Kushi
46. Reme Lala
47. Edmond Leka
48. Pandeli Majko
49. Ogerta Manastirliu
50. Ulsi Manja
51. Aurora Mara
52. Andrea Marto
53. Ervis Meço
54. Senida Mesi
55. Nimet Musaj
56. Fadil Nasufi
57. Ilir Ndraxhi
58. Lindita Nikolla
59. Niko Peleshi
60. Arben Pëllumbi
61. Ilirian Pendavinji
62. Tatiana Piro
63. Xhemal Qefalia
64. Adelina Rista
65. Rrahman Rraja
66. Gramoz Ruci
67. Eduard Shalsi
68. Adnor Shameti
69. Vullnet Sinaj
70. Klodiana Spahiu
71. Florenc Spaho
72. Elisa Spiropali
73. Paulin Sterkaj
74. Edmond Stojku
75. Musa Ulqini
76. Sadi Vorpsi
77. Olta Xhaçka
78. Fatmir Xhafaj
79. Rolant Xhelilaj
80. Almira Xhembulla
81. Anduel Xhindi
82. Fidel Ylli / shqiptarja.com
g.kosovari