Disa persona u plagosën sot pas një zjarri në një avion që ndodhej në pistën e aeroportit të Fort Lauderdal” në Florida, në juglindje të SHBA-së, njoftuan autoritetet.
“Reaktori i një avioni është përfshirë nga flakët. Ai është evakuar dhe ka disa të plagosur”, theksoi zyra e sherifit të Browardit, ku ndodhet aeroporti, në rrjetin social Twitter.
”Avioni u evakua menjëherë”, deklaroi zëdhënësi i sherifit, Mike Jachles.
Bëhet fjalë për një Boeing 767 të kompanisë amerikane ”Dynamic Airways” që duhet të shkonte në Venezuela.
Piloti i avionit kishte njoftuar për rrjedhje të karburantit para se avioni të përfshihej nga flakët”, theksoi stacioni televiziv WPBF duke cituar FAA, Autoriteti Federal i Aviacionit civil.
ATSH