Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se ligji antishpifje për mediat është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE-së.
Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Taulant Balla shkruan se nesër ky projekt-ligj do të mbështetet me votë në Kuvend, ndërsa shton se më pas do të ketë zbatim dhe monitorim.
“E qartë si drita
Dokumenti integral parlament.al/News/Index/980 është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet tona në kuadër të OSBE. Faleminderit të gjithëve që kontribuan! Nesër mbështetja me votë në Kuvend dhe më pas zbatimi & monitorim