Hoteli i parë në botë i bërë i gjithi prej akulli feston këtë vit 30-vjetorin e hapjes, me dhoma të ridekoruara enkas për përvjetorin e veçantë.
I hapur në vitin 1989, hoteli i akullt bëri të mundur që zona e Laplandit në Suedi të shndërrohej në një destinacion turistik për të gjithë vitin. Akulli formohet nga ujërat e ngrirë të lumit Torne, që merren në pranverë dhe ruhen ne depo të mëdha të ndërtuara me xham të ricikluar.
Fakti që gjithçka është e shkrirë çdo pranverë lejon arkitektët t’i japin forma të ndryshme dhomave, por edhe ambienteve të përbashkëta, si bari dhe restoranti. Në total, për të krijuar këtë hotel përdoren 1000 blloqe akulli, secili me një peshë prej 2,5 tonësh.