Durrësi është një nga zonat më sizmike të Shqipërisë. Por arkeologu Neritan Ceka ka bërë një deklaratë për të qetësuar të gjithë shqiptarët. I ftuar në emisionin “360 gradë”, Ceka u shpreh se tërmetet në Durrës janë shkatërrimtare, por jo katastrofike.
Shkatërrimin, Ceka e lidh me pakujdesinë. Ai mori shembullin e tij, kur tha se si në tërmetin e 21 shtatorit ashtu edhe atë të 26 nëntorit nuk është larguar nga shtëpia.
Neritan Ceka:
Po të pyesni arkeologët do të thonë: Po Durrësi është një zonë sizmike, tërmetet janë periodikë, janë shkatërrimtarë, por jo katastrofikë. Këtë e them edhe për të qetësuar shqiptarët që thonë do rrimë apo nuk do rrimë në Shqipëri.
Vërtet do ta rindërtojmë atë pjesë që u prish, por kush i mbush mendjen shqiptarëve që nuk na bie një tërmet më shkatërrimtar se ky. Unë si arkeolog në jetën time kur ndodhi ky i shtatorit kam shkuar ja kam fut gjumit. Pse, sepse jam i sigurt që këtu tërmet katastrofik nuk ka.
Edhe për tërmetin e fundit kam fjet në shtëpi. Ajo që i them gjithë shqiptarëve është që tërmete shkatërrimtare ka kur ne nuk jemi të kujdesshëm, por tërmete katastrofik nuk ka.