Një 17-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në autostradën Lezhë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 të mëngjesit të sotëm te “Kryqëzimi i Rriles”, ku automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r