Deputeti, Myslym Murrizi, e cilësoi një proces falso nismën qeverisë për të pezulluar nga detyra anëtarin e Bordit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë Arben Malaj.
Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Murrizi tha se lista e drejtuesve të institucioneve të pavarura që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për detyrat që u ngarkon Kuvendi dhe dalin në media nga mëngjesi deri në darkë dhe mbajnë qëndrime politike është e gjatë.
Murrizi i kujtoi mazhorancës se para se të shkarkojnë Malaj duhet të mendojnë të emërojnë kreun e ri të KLSH-së, që prej 13 muajsh i ka mbaruar mandati.
Murrizi: Njeriu që shoh më pak në media që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë jeni ju.
Bëni një listë me të gjithë që ti disiplinojmë, të gjithë bëjnë politikë.
Ka 13 muaj që ka mbaruar mandati i kryetarit të KLSH, pse nuk e zëvendësoni? Ju ka pru tre ai, shyqyr që ra tërmeti dhe e u pajtuat, zëvendësojeni.
E shoh me falcitet, ngutje dhe grykësi, qëndrim me dy standarde.
Fillojeni me ata që vetëm me punën që u është caktuar nga Kuvendi nuk merren. Pastaj me Benin.
/a.r