Pas largimit të Shpend Ahmetit si kryetar i partisë Social Demokrate në Kosovë, vendin e tij ka zënë menjëherë Dardan Molliqaj, i cili njihet edhe si bashkëshorti i ministres së arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.
Kjo forcë politike ka mbajtur kuvendin zgjedhor dhe ka caktuar tashmë një lider të ri. Lajmin për largimin e tij nga kreu i partisë, Ahmetaj e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:
“Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD, organi më i lartë vendimmarrës I saj. Kjo na mundëson që të reflektojmë si kolektiv dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do të votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti. Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti”, shkruan ndër të tjera Ahmeti.